Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur në një takim të rinjtë e organizatës “Clean Pub” dhe klubin e çiklistëve të Gjilanit, për t’u dhënë mbështetje dhe konfirmimin e tij për pjesëmarrje në aktivitetin e organizuar “Gjilani bike”, që ka për qëllim përdorimin sa më të madh të biçikletave dhe largimin nga përdorimi i shumtë i veturave.
Haziri i ka dhënë mbështetje aktivitetit “Gjilani bike”, duke konfirmuar edhe këtë edhe me pjesëmarrjen e tij dhe të stafit në kuadër të këtij aktiviteti për promovim të qarkullimit me biçikleta, por edhe me dhurim të gjakut.
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kam pritur në një takim të rinjtë që janë organizatorë të aktivitetit “Gjilani bike” ku përfshihen disa ngjarje nga dhurimi i gjakut në ditën e nesërme e deri tek udhëtimi për eksplorimin e bukurive natyrore dhe monumenteve historike të shumta që ka Gjilani. Komuna e Gjilanit do ta mbështesë këtë aktivitet dhe do t’i bashkëngjitet vetëdijesimit, qëllim i cili është pikërisht për përdorim të biçikletave në baza ditore duke lënë veturat në shtëpi”, ka thënë kryetari duke bërë thirrje tek drejtorët, mësimdhënësit, mjekët dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten mirë në aspektin shëndetësor, që ti përgjigjen aktivitetit për dhurimin e gjakut gjatë ditës së nesërme.
Ndërsa, në emër të organizatorit të aktivitetit “Gjilani bike”, Genc Mustafa, ka falënderuar kryetarin Haziri, për mbështetjen dhe ka bërë të ditur detajet e kësaj ngjarje e cila ka nisur sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, për të vazhduar gjatë ditës së nesërme me dhurimin e gjakut e që përfundon me rrugëtimin prej 13 km në drejtim të Kalasë së Pogragjës me biçikleta më 16 gusht.
“Kemi marrë konfirmimin e kryetarit Haziri dhe të stafit të tij për të qenë pjesë e aktiviteteve të ‘Gjilani bike’, ku qëllim ka përdorimin e biçikletave dhe largimin nga veturat”, tha Mustafa.
Ndërsa, drejtori i Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit, Naser Korça, ka thënë se me të marrë detyrën si drejtor, është angazhuar menjëherë në krijim të kushteve për biçikleta në komunikacion.
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës
Roma me fitore solide ndaj Genoas, vazhdon luftën për titull
Labubu, “6-7” dhe “brain rot”, trendet e 2025 që mbizotëruan...
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë
Mbi 20% e votave të numëruara, Kurti kalon 70 mijëshin ̵...