Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera është takuar sot me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Haradinaj tha në një konferencë për media pas takimit se me Calaveran biseduan për reformat evropiane, për rend dhe ligj në Kosovë.
“Jam shumë i bindur nga sugjerimet e drejtoreshës do të shënojmë suksese për temat aktuale”, ka thënë Haradinaj.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Cavalera tha se Kosova duhet të fokusohet në reformat evropiane.
“Kjo është e rëndësishme për të sjellë Kosovën më afër BE-së. Duhet të vazhdohet të investohet në të ardhmen. Ne jemi në gjendje të ndihmojmë Kosovën. Biseduam edhe me kryeministrin për liberalizimin e vizave”, u shpreh ajo.
Haradinaj tha se Kosova nuk duhet të përçoj mesazh të gabuar tek BE-ja sidomos në këtë moment kur po pritet vlerësimi pozitiv për liberalizimin e vizave./Arbresh.info
Mjegullë në “Rrugën e Kombit”, Policia shqiptare apelon për ...
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit