Hyseni viziton Gjakovën, pritet nga Kryetarja Kusari-Lila

19:18 | 12 Gusht 2015
M. A.

Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni vazhdon të bëjë thirrje për luftë kundër terrorizmit, duke treguar se feja islame përçon dashuri e paqe, e jo luftë.

Ai sot vizitoi Komunën e Gjakovës, ku u prit nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila, ndërsa bashkë me të u takuan me Këshillin Komunal për siguri në Bashkësi.

Në këtë takim, u përsërit që në Kosovë implikimi në organizatën terroriste ISIS për kokë banori, është mjaft serioz.

Ministri Hyseni tha se komuniteti duhet të ndajë çdo ditë moment që dedikohen për deradikalizim.

Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila në takimin me Hysenin u shpreh e kënaqur me punën e organeve të sigurisë në Gjakovë, duke vlerësuar komunën që ajo drejton si ndër të parat për nga aspekti i sigurisë dhe qetësisë.

Megjithatë, ajo tha se duhet të punuar ende në këtë drejtim

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, shpend Maxhuni tha se përkundër faktit që Gjakova vlerësohet më lart në raport me komunat tjera, sa i përket mirëkuptimit dhe tolerancës, vitin e kaluar raste të dyshimta për aktivitete të caktuara radikale ka pasur edhe nga Gjakova.

I pranishëm në takim ishte edhe drejtori rajonal I Policisë në Gjakovë, Ahmet Hasi.

Ai bëri të ditur se ka rënie të incidenteve për 17 për qind dhe se zhdukshmëria e veprave penale në Gjakovë është mbi 60 për qind.

Këtë takim, ministri Hyseni e zhvilloi në kuadër të vizitave që po bën në komunat e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale