Pas konkluzioneve të ministrave të Jashtëm të BE-së, që shtynë hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në bllokun europian, ka reaguar edhe Partia Demokratike përmes një deklarate të kryetarit të Komisionit të Integrimit, Genc Pollo.
Sipas Pollos, BE-ja ka vendosur moshapjen e negociatave për shkak të korrupsionit dhe krimit qeveritar.
“Franca dhe Holanda kanë vënë veton, kurse Gjermania ka kërkuar hapje negociatash me kushte”, thotë ndër të tjera Genc Pollo.
Vendimi, sipas tij do të rishqyrtohet pas një viti nga Këshilli Europian, i cili do të vendosë vetëm kur të verifikohet se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, e vetëm pas miratimit paraprak nga ato Parlamente të vendeve anëtare që duhet të shprehen.
“Por, edhe në këtë ditë të hidhur për shqiptarët, qeveria ka pafytyrësinë të mashtrojë dhe gënjejë, duke thënë se janë hapur negociatat”, thekson kreu i Komisionit të Integrimit, Pollo.
Në fund, ai deklaron se ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati duhej të kishte dhënë dorëheqjen sot, bashkë me shefin e tij. “Por të pafytyrët nuk njohin as moral dhe as përgjegjësi”, mbyll deklaratën Pollo./tch
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore