Instancat më të ulëta gjyqësore e kishin shpallur masën jokushtetuese, por ajo më e larta e ka kthyer vendimin mbrapsht me një votim 5-4, të kryer ditën e martë.
Masa, që është kritikuar nga grupet për refugjatët dhe të drejtat e njeriut, u ndalon qytetarëve nga Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Kryetari i gjykatës që shkroi vendimin, John Roberts ka deklaruar se masa është vendosur brenda rrethit të kompetencave të presidentit.
“Qeveria ka parashtruar argumente të mjaftueshme në lidhje me sigurinë kombëtare që kjo masë të pranohet”, thuhet në vendimin zyrtar.
Vetëm pak momente pas shpalljes së tij, presidenti Donald Trump postoi lajmin në profilin e tij në Twitter.
“Gjykata e Lartë mban në fuqi masën e Trump. Wow!”, është shprehur presidenti. Administrata amerikane deklaron se vendet e përfshira në listë nuk arrijnë të përmbushin kapacitetet për të garantuar standardet e sigurisë. Madje, në disa raste këto vende kanë një prani terroriste të theksuar në territorin e tyre.
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Shefi i NATO-s thotë se Ukraina do të marrë 60 miliardë doll...
Kurti ngushëllon familjen Dauti në Prekaz, pas gjetjes së es...
48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në Shtime