Bordi Ekzekutiv i Klubit Diplomatik – Shkup, duke diskutuar çështjet aktuale të politikës së jashtme dhe diplomacisë së Maqedonisë, përfundoi se ka një bllokadë në zhvillimin profesional të strukturës diplomatike si në Ministrinë e Punëve të Jashtme ashtu edhe në përfaqësimin joadekuat të vendit jashtë vendit.
Nga Klubi Diplomatik thonë se për shkak të bllokadës për mos emërimin e kryetarëve të misioneve diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë nga presidenti Gjorge Ivanov, në mënyrë joadekuate përfaqësohet, afirmohet dhe mbrohen interesat e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Klubi Diplomatik akuzoi presidentin Gjorge Ivanov se me vendimin e tij për mos emërimin e ambasadorëve në disa vende, po shkatërron diplomacinë e shtetit.
“Përvoja dhe praktika diplomatike është se transferimi i udhëzimeve nga MPJ në nivelet më të larta të krijuesve të politikës së jashtme në çdo vend është më efektive kur transmetohet nga ambasadorë të akredituar. Aktualisht ka 20 vende të lira të ambasadorëve të Maqedonisë jashtë vendit për shkak të mos emërimit të tyre nga Presidenti Ivanov”, thonë nga Klubi Diplomatik.
Ata në fund shtojnë se me këtë sjellje Ivanov bën regres në marrëdhëniet e Maqedonisë me shtetet me të cilat ka nënshkruar marrëveshje për hapjen e ambasadave.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën