Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka siguruar një mandat tjetër pesëvjeçar pas fitores në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Erdogan u ka mbijetuar sfidave të shumta për dominimin e tij politik dhe shtrëngimin ndaj kombit që ai e ka vendosur për plot 15 vite.
Shefi i komisionit zgjedhor Sadi Guven tha se presidenti ka marrë shumicën e votave , mirëpo rezultatet finale do të shpallën të premtën, transmeton CNN përcjellë arbresh.info.
Mediat e vendit kanë raportuar se prej 99% të votave të numruara Erdogan ka fituar 53%, ndërsa kundërshtari i tij Muharrem Ince ka fituar 31%.
64 vjeçari pas shpalljes së rezultateve dha një fjalim për fitoren e tij në ballkonin e selisë së partisë së tij, ku deklaroi se “Fitues i këtyre zgjedhjeve është secili individ prej 81 milionë banorëve të këtij vendi“.
Ndërsa kundërkandidati Muharrem Ince ka pranuar humbjen në një mesazh drejtuar një gazetari, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar akoma .
Të dielën ai ka akuzuar agjencinë e lajmeve Anadolu për manipulim gjatë raportimit për votat që ka mbledhur ai .
Në këto zgjedhje kundër Recep Tayyip Erdogan dhe Muharrem Ince kanë qenë edhe katër kandidatë të tjerë , mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka fituar më shume se 8.4% të votave.
Erdogan ka fituar disa zgjedhje të njëpasnjëshme duke u bërë kështu udhëheqësi më i gjatë i shërbimit të Turqisë ndonjëherë./ arbresh.info./


Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...