Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate çuditërisht tha se “nuk e pëlqeu” paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 6-1 ndaj Panamasë,
Kjo fitore i kualifikon ata matematikisht për në 1/8 e finaleve të Kupës së Botës.
Harry Kane shënoi tri gola, John Stones dy të tjerë dhe një gol erdhi nga Jese Lingard në atë që ishte fitorja më e thellë e “luanëve” në historinë e Kupës së Botës, gjithsesi trajneri i tyre mendon se mund të luajnë më mirë.
“Nuk më pëlqeu mënyra si e nisëm ndeshjen dhe golin që pësuam ndaj Panamasë, kjo do të thotë se mund të bëjmë edhe më mirë. Patjetër që ekipi bëri shumë gjëra si duhen dhe pas një fitoreje 6-1 kritikat duken si çmenduri, por faktikisht nuk jam plotësisht i kënaqur,” – tha Southgate.
Për herë të tretë në histori, Anglia e ka nisur Botërorin me dy fitore.
“Eshtë e çuditshme sepse kemi marrë maksimumin e mundshëm pa luajtur në maksimumin e mundësive. Ndaj Panamasë ishim shumë mirë në aspektin realizativ dhe njerëzit do të qeshin nëse unë kritikoj sot ekipin time, por edhe vetë futbollistë e dinë se kanë bërë gabime dhe se Kupa e Botës fillon tani”, përfundoi ai.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...