Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Opel”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor Elbasan –Peqin, ku ka humbur jetën Sokrat Bodurr, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.
Ai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, por ishte tepër vonë për të.
Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit, A.D. 48 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit – thotë policia./Express
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...
Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy ja...