Gjermania ka shënuar fitore të madhe ndaj Suedisë me rezultat 2:1 duke përmbysur rezultatin në minutën e 95-të të ndeshjes.
Mesfushori Marco Reus u shpall njeriu i ndeshjes.
Suedia ka kaluar në avantazh me golin e realizuar nga Ola Toivonen në minutën e 33-të.
Gjermania e ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 48-të kur Marco Reus barazon me një gol nga afërsia.
Gjermania e ka arritur golin e fitores në minutën e 95-të pas një goditje dënimi ku Tony Krooos shënoi euro-gol.
Grupit F i prinë Meksika me gjashtë pikë, Gjermania dhe Suedia kanë nga tre pikë kurse Koreja e Jugut është pa pikë.
Gjermania ndeshjen e radhës do ta ketë kundër Koresë Jugore, ndërsa Suedia ndeshet me Meksikën. /arbresh.info/

Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...