Ushtarët izraelitë kanë arrestuar të paktën 10 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë dy gazetarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari AA-së, ushtria izraelite arrestoi palestinezët në rajonin Beni Naim, jo larg qytetit të Hebronit. Këta ishin demonstrues të cilët kanë dalë për të mbështetur palestinezët të cilët kërcënohen me konfiskim të pronës.
Të paktën 10 palestinezë u arrestuan, përfshirë dy gazetarë.
Gjithashtu mësohet se gazetarët e arrestuar janë Meshur Vahvah, i punësuar në Agjencinë palestineze të lajmeve WAFA dhe Azmi Bulut, i punësuar në Radio-televizionin e Palestinës.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos