Kur pothuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, sidomos Tirana, të gjithë janë kuriozë se si do të vijojë të jenë kushtet meteorologjike në vend për ditët në vijim.
Në një lidhje telefonike për ‘News24’ meteorologia Tanja Porja pohoi se deri në fund të muajit moti do të karakterizohet nga vranësirat dhe reshjet e shiut në pjesën e dytë të ditës.
Sipas saj zonat më të favorizuara të Shqipërisë janë ato bregdetare, duke nisur nga Velipoja dhe deri në Vlorë.
“Pika e madhe e asaj çka ndodhi, kaloi dje. Sot dhe nesër moti mjetet me kthjellime dhe vranësira. Java tjetër, java që vjen, deri në fund të muajt vranësirat dhe shirat do të jenë dominante në pjesën e dytë të ditës. Zona më e favorizuar (kohë e mirë) është zona bregdetare nga Velipoja deri në Vlorë. Të njëjtat kushte vijonë deri në fund të muajt. Mëngjesin e sotëm ka pasur një rënie të ndjeshme të temperaturave. Deri në fund të muajit do të ketë luajte temperaturash, që do shkon në nga 27-29 celsius. Kanë mjaftuar 60 minuta për një sasi mbi 60 mm shi”, tha Porja.
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...