Aleanca për Shqiptarët vlerëson se emërimi i Rade Bulatiiç. ish-shefit të BIA-s, si ambasador i Serbisë në Shkup do të ishte një provokim i rëndë për Maqedoninë si vend dhe veçanërisht për shqiptarët, për shkak të ngjarjeve të përgjakshme më 27 prill të vitit të kaluar, ku shërbimi i inteligjencës së Serbisë ishte i kyçur drejtpërdrejt në ngjarjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne i bëjmë thirrje kryeministri Zoran Zaev, si dhe kryetarit të shtetit, ministrit për Punë të Jashtëm dhe kryetarit të Kuvendit, që të veprojnë dhe të marrin masat e nevojshëm për mos të lejuar një provokim të tillë pa zbuluar më parë rolin e punonjësit serb në ambasadë i cili ishte pjesë e një turme që hyrë në Kuvend më 27 prill, ku mes tjerëve u dëmtua edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryeministri Zoran Zaev”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Nga atje gjithashtu vlerësojnë se BDI nuk duhet të hesht para këtyre provokimeve, por siç thonë, duhet të marrin përgjegjësin politike dhe ta dëshmojnë përfaqësimin në pushtet.
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen
Katër super përballje sonte në Ligën e Kampionëve – sy...