Jorge Sampaoli pa dashje ka zbuluar taktikat e Argjentinës gjatë stërvitjeve në kamp para ndeshjes së tyre vendimtare në Kampionatin Botëror kundër Nigerisë javën e ardhshme.
Vetëm disa ditë pasi asistenti i Anglisë, Steve Holland publikoi formacionin e tyre për ndeshjen e së dielës ndaj Panamas, skuadra nga Amerika e Jugut e ka bërë të njëjtën gjë, transmeton portali arbresh.info.
Por, në vend se të zbulojë njëmbëdhjetshen startuese për ndeshjen që duhet fituar gjithsesi në Saint Petersbrug të martën, blloku i shënimeve të Sampaolit zbulon planet e detajuara në kampin e tyre stërvitor.
Aty mund të shihen dy skuadra me nga shtatë lojtarë në formacion kundër njëra tjetrës, përfshirë Lionel Messin.
E përditshmja sportive në Argjentinë ‘Ole’ ka publikuar gjithashtu fotot që jepin një indikacion rreth planit të Sampaolit për fitore ose “vdekje” ndaj Nigerisë./arbresh.info/

Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë