Forcat greke të sigurisë mundën të arrestonin gjatë orëve të para të mëngjesit Gertian Vrushajn, njëri prej tre të arratisurve pak ditë më parë nga një rajon policie në Athinë.
Më 19 qershor ata mundën të sharronin me fletë metalike hekurat e tualetit të paraburgimit rreth orës 6:30 të mëngjesit, për t’u hedhur më pas nga një lartësi prej 10 metrash.
Shqiptarët u pikasën nga oficerët e policisë, që u përpoqën t’i ndalnin pa sukses, pasi ata arritën të kapërcenin gardhin dhe të largoheshin prej andej. Veç Vrushajt u arratis dhe Marjus Dedolli, dhe një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk jepet pasi është i mitur, top channel.
Ata ishin arrestuar 10 ditë më parë si anëtarë të një bande përgjegjëse për mbi 70 raste vjedhjeje në Qarkun e Atikës, me një total prej mbi 400 mijë euro të siguruara nga këto veprime të paligjshme.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...