Kompanitë ndërtimore po krijojnë deponi ilegale gjithandej nëpër Prishtinë.
Për disa vite rresht ishte lokacioni më adekuatë për të hedhur mbeturinat inerte në mënyrë ilegale. Por, Komuna e Prishtinës para tri viteve i hoqi dhjetëra kamionë nga aty. Tash Fusha e Pajtimit ka filluar përsëri të kthehet në lokacione të kompanive ndërtimore për hedhjen e mbetjeve, shkruan lajmi.net.
Gjelbërimi i atyshëm ka filluar të dëmtohet dukshëm. Qytetarët po kërkojnë nga Komuna që t’i ndëshkojë ata që po e bëjnë ndotjen.
Një qytetar ka publikuar disa fotografi tek platforma ‘ndreqe; ku ka kërkuar ndërhyrjen e Komunës. /Lajmi.net/



Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari