Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Rinasit.
Për pasojë 4 automjete, dy të tipit “Ford”, një automjet tip “Golf” dhe një furgon tip “Benz” janë përplasur në mënyrë fatale.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë për në spital.
Burime për JOQ.al, raportojnë se një vajzë e re gjendej e shtrirë në tokë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, shkak për aksidentin u bë gjendja e dehur e dy të rinjve që udhëtonin tek makina tip “Ford” duke u shtyrë edhe nga lagështira në rrugë, gjë që çoi në përplasjen tragjike të automjeteve.
Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë:
Aksident i sapo ndodhur ne rrugen e Rinasit. 4 veta jane ne spital ndersa nje vajz ishte e shtrir ne tok por qe ishte gjall me aq sa degjova nga policet.
Ne aksident u përfshinë 2 ford nje golf dhe furgon benc.
Ndersa per sa i perket shkakut normal shpejtesia tej normave te lejuara plus dhe koha me shi qe ka ndikuar dhe dëgjova qe dy te rinjtë meshkuj tek golfi te moshave 25-30 ishin ne gjendje te dehur!”

IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...