Zvicra e mposhti Serbinë me golin vendimtar të shënuar nga Xherdan Shaqiri në minutën e 90-të
Kombëtarja e Zvicrës arriti fitore të madhe falë dy golave të futbollistëve shqiptarë, shkruan Periskopi.
Shaqiri pas ndeshjes ka thënë që Zvicra tregoi moral të madh dhe se e merituan fitoren.
“Ne kemi treguar moral të madh në këtë takim dhe e kemi merituar fitoren”, u shpreh Shaqiri.
Xherdani ka thënë se nuk ka qenë diçka e re për të që të prisnin nga ai të vendoste ndeshjen.
“Nuk është diçka e re për mua që dikush të pres nga unë për ta vendosur ndeshjen. Unë jam këtu për ndeshje të mëdha.
“Luajtëm si ekip, jam shumë i lumtur që me një gol timin i jap tri pikët skuadrës.
Ishte e pabesueshme ato që dëgjuam. Por ne dëshironim të bënim vetëm punën tonë dhe atë e bëmë. Nuk ishte për politikën, por për futbollin,” përfundoi Shaqiri.
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin