Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë një takimi me ambasadorin e Indisë në Tiranë, Thanglura Darlong, me rezidencë në Bukuresht ka thënë se një rishikim i pozicionit të Indisë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës do të ishte një kontribut i drejtpërdrejtë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.
Meta gjatë takimit vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis vendit të tij dhe Indisë, si dhe lidhjen e fortë që Nënë Tereza krijoi midis të dyja vendeve, transmeton Klan Kosova.
I pari i Shqipërisë poashtu theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe të kontakteve të drejtpërdrejta mes sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve.
Gjetja e mekanizmave praktike për lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjes së sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve do të ndihmonte shumë në këtë drejtim, tha Meta.
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane