Dy ish-kryetarë e komunës Staro Nagoriçane e kanë futur komunën në borxh për një milion dinarë për dreka dhe zbavitje në disa objekte hoteliere, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia ngriti akuza penale kundër personave me iniciale M. J. (58) dhe M. S. (58), të dy nga Kumanova, për shkak dyshimit për kryerjen e një akti penal “sjellje të pandërgjegjshme në shërbimin zyrtar”.
Në periudhën nga viti 2009 deri në nëntor të viti 2017, të akuzuarit, të cilët në kohë të ndryshme kanë shërbyer si kryetar komunash të Staro Nagoriçane, nëpërmjet përdorimit të shërbimeve në disa objekte hotelierike, me qëllim të organizimit të drekave private dhe zbavitje, takime dhe kremtimeve me punonjësit e komunës, kanë futur komunën në borxhe të mëdhaja.
Në periudhën 2010-2013, i padituri i parë, me shokët e tij, ka harxhuar në shumën prej 2,142,538 denarë, nga të cilat një pjesë e ka paguar. Personi i dytë, edhe pse trashëgoi borxhin nga i punësuari i parë nga 1.303.804 denarë, vazhdoi të përdorte shërbime hotelierike dhe në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2017 në katër shërbime hotelerike ka harxhuar total 1.245.939 denarë, nga të cilat një pjesë janë paguar.
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...
Takimi i parë i Bordit të Paqes më 19 shkurt: Dy presidentë ...
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait