Alexis Tsipras vendit fqinj i hapi rrugën për diçka që asnjë qeveri e mëparshme nuk kishte folur: shtetësia maqedonase dhe gjuha maqedonase, tha kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, nga Kukush, ku mori pjesë në kremtimin me rastin e 105 vjetorit të çlirimit të qyteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë e vizitoj Maqedoninë në një moment emocionalisht të keq. Pas kremtimit provokues në Prespë, grekët gjithnjë e më shumë e kuptojnë se marrëveshja e keqe e nënshkruar nga Tsipras dhe Zaev tashmë ka filluar të prodhojë rezultatet. Tsipras dhe shumica e qeverisë së tij, vendin fqinj i dha diçka që nuk kishte diskutuar asnjë qeveri e mëparshme: shtetësia maqedonase dhe gjuha maqedonase”, tha Mitsotakis.
Siç informon AIM nga Athina, kryetari i Demokracisë së re qëndron në qëndrimin se partia do të votojë kundër ratifikimit.
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend