Ndërron jetë në moshë 32 vjeçare ish-missi

17:21 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Sophie Gradon, ish-Miss Britania e Madhe e cila u bë e njohur në serinë e ITV në Love Island, ka vdekur në moshën 32-vjeçare.

Policia e Northumbria lëshuan një deklaratë ku konfirmuan vdekjen e yllit e cila u gjet në shtëpinë e saj në orën 8:27 të mëngjesit.

“Rreth orës 8.27 të mëngjesit (20 qershor) policia mori pjesë në një pronë në Medburn, Ponteland, ku fatkeqësisht një grua 32-vjeçare u gjet e vdekur, thuhet në deklaraten e policisë.

“Nuk besohet të ketë ndonjë rrethanë të dyshimtë rreth vdekjes së saj. Tani një raport do të përgatitet për mjeku.”

I dashuri i saj, Aaron Armstrong ka shprehur dhimbjen e tij përmes një statusi në Facebook ‘Kurrë nuk do të harroj atë buzëqeshje, të të dua shumë dashuria ime, je bota ime, gjithmonë do të jesh’, ka shkruar ai.

Gordon, e cila u paraqit në serinë televizive në vitin 2016 ishte kurorizuar me titullin Miss Newcastel dhe miss Britani a Madhe në vitin 2009./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale