Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër M.J (58) dhe M.S (58) të dy nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “papërgjegjësi në kryerjen e detyrës zyrtare”.
Nga SPB thonë se në periudhën prej vitit 2009 deri në nëntor të vitit 2017, të paditurit përderisa në periudha të ndryshme kanë kryer funksionin e kryetarit të Komunës së Nagoriçanit të Vjetër, përmes shfrytëzimit të shërbimeve për darka private, mbledhje dhe festa me të punësuarit në komunë, kanë kryer harxhime të mëdha në llogari të komunës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“I padituri i parë në periudhën prej vitit 2010 deri 2013 në dy objekte hotelierike me shokët e tij ka shfrytëzuar shërbime në vlerë prej 2.142.538 denarë, prej të cilave ka paguar vetëm një pjesë. I padituri i dytë edhe pse ka trashëguar komunën me borxh prej 1.303.804 nga i padituri i parë, ka vazhduar me harxhime në objektet hotelierike nga viti 2014 deri 2017 duke harxhuar 1.245.939”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...