Agjencia evropiane për sundimin e ligjit – Europol – publikoi të enjten raportin për terrorizmin në Bashkimin Evropian, i cili thekson se në vitin 2017, 68 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve terroriste.
Këto sulme kanë lënë edhe 844 njerëz të plagosur, thuhet në raport.
“Nëntë shtete anëtare të BE-së raportuan një total prej 205 sulmesh të dështuara dhe të realizuara terroriste në vitin 2017. Shifra paraqet rritje për 45% krahasuar me vitin 2016 dhe ndryshim të trendit të rënies që ka nisur në vitin 2014”, thekson raporti i Europol-it.
I njëjti po ashtu bën të ditur se, vitin e kaluar në BE, janë arrestuar 975 individë për shkelje të lidhura me terrorizmin.
“Shumica e këtyre arrestimeve kanë qenë të lidhura me terrorizmin xhihadist, me dyshimet për pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist, planifikim dhe përgatitje të sulmeve, si dhe me aktivitete të lehtësimit: shpërndarje të propagandës, rekrutim dhe financim të terrorizmit”, thekson Europol-i.
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër