Drita e hënës dhe një natë e qetë, ka frymëzuar regjisorin Ibrahim Deari për t’u ngjitur në majën e një ndërtese të lartë në Prishtinë, për të krijuar filmin e tij më të ri, “Maja”.
Ballafaqimi i të rinjve shqiptarë me dinamizmin ditor, në një realitet të ngarkuar me paragjykime e thashetheme, është tema e këtij filmi.
Dy personazhet kryesore të filmit, Rroni, i luajtur nga aktori Afrim Muçaj dhe Hana nga Donikë Ahmeti, janë në një lidhje dashurie, por nuk kanë ditur mjaftueshëm për njëri tjetrin. Të rejat që mësojnë nga thashethemet për njëri tjetrin, ndryshojnë përgjithmonë jetët e tyre.
Xhirimet për filmin e metrazhit të shkurtë “Maja” kanë përfunduar brenda një nate. Ato kanë nisur në ora 18 dhe kanë përfunduar në orët e hershme të mëngjesit.
Regjisori Ibrahim Deari, i cili ka shkruar edhe skenarin e filmit, është shprehur entuziast, pasi ka thënë se është shumë i kënaqur me lojën e dy aktorëve, sikur edhe me të gjithë ekipin e filmit.
Drejtor fotografie është Rron Ismajli, drejtor i filmit Adrian Morina, përgjegjës toni Gëzim R ama dhe grimi Lidona Berisha. Realizimi i këtij filmi është bërë nga iKone Studio dhe producent ekzekutiv i këtij projekti është Afrim Muçaj ndërsa bashkëproducent Yll Uka
Filmi “MAJA” është në fazën e montazhës e të postproduksionit.
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...