Cristiano Ronaldo është i pavendosur rreth të ardhmes së tij dhe i ka dhënë një ultimatum Real Madridit.
Të paktën kështu thonë raportet nga Spanja që pretendojnë se 33-vjeçari ka folur me njerëzit e mëdhenj në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo bëri që e ardhmja e tij të jetë në dyshime pasi iu referua Real Madridit si një klub që i përkiste të kaluarës menjëherë pas finales së fituar në Ligë të Kampionëve kundër Liverpoolit. Kjo ka alarmuar skuadrat si Manchester United rreth disponueshmërisë së tij dhe “Djajtë e Kuq” janë duke kërkuar ribashkimin me të.
Tani, sipas një raporti nga ‘Don Balon’, e njohur për pretendimet befasuese rreth transferimeve, ylli i Portugalisë i ka shtruar kërkesat e tij të klubi që duhet plotësuar në mënyrë për të vazhduar qëndrimin.
Ronaldo dëshiron një pagë të mirë që të jetë në linjë me atë të superyjeve si Lionel Messi dhe Neymar./arbresh.info/
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...