Shefi i NATO-s shpreson se mundet të merret vendim për fillim të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në NATO në samitin e NATO-s më dhe 11 dhe 12 korrik në Bruksel, deklaroi Jens Stoltenberg për “Frans24”.
Shpresoj se do të ketë përparim për IRJM-në sepse ata arritën marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit. Nëse kjo marrëveshje do të finalizohet dhe nëse ndërrohet emri në Republika e Maqedonisë Veriore, atëherë mundemi të fillojmë për antarësim të IRJM-së në NATO. Sinqerisht shpresoj se këtë mund ta arrijmë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen e parashtruar nga gazetari se a ka afat kohor anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, Stolenberg u përgjigj:
“Kjo varet prej finalizimit të marrëveshjes në Shkup. Unë shpresoj se do të mundemi të fillojmë me bisedimet për anëtarësim në Samit, përkatësisht të marrim vendim për fillimin e IRJM-së në Samitin e NATO-s në korrik, nëse shkon procedura e ratifikimit dhe referendumit këtë vit”, deklaroi Stoltenberg.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...