Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i ka bërë thirrje kryeministrit Zoran Zaev që të dorëzojë procedurën për shkarkimin e tij, duke shtuar se nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij për marrëveshjen me Greqinë.
“I bëj thirrje Zaevit që me dy të tretat e votave me të cilat duhet ndryshimi i Kushtetutës, menjëherë të ngrit procedurën për mbajtje të përgjegjësisë nga presidenti, gjegjësisht shkarkimit”, thotë presidenti Ivanov në një deklaratë të shkruar për media, si reagim i deklaratave të kryeministrit Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ivanov thotë se qëndrimi i tij për marrëveshjen me Greqinë do të mbetet i njëjtë edhe përkundër siç thotë, kërcënimeve, presioneve nga kryeministri Zaev.
Përndryshe, sot pritet që deputetët në Kuvend ta ratifikojnë marrëveshjen me Greqinë dhe më pas e njëjta të dërgohet tek presidenti Ivanov, i cili ka të drejtën e vetos.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...