Nga sot deri me datën 25 qershor, në Kosovë mbahet “Java egjiptiane”, e shënuar për hir të ditës së egjiptianëve të Ballkanit, 24 qershorit.
Gjatë kësaj Javë do të këtë aktivitete kulturo-artistike, politike, dhe tryezë shkencore.
E veçanta e këtyre aktiviteteve është prania e Delegacionit zyrtar nga Shteti i Egjiptit, Zahi Hawass – arkeolog egjiptian, egjiptolog dhe ish-Ministër i Shtetit për Çështjet e Antikiteteve. Ambasador i OKB-së për trashëgiminë globale. Noureldin Eltamimy është drejtor i Departmentit Artistik në Këshillin Suprem të Kulturës së Egjiptit dhe përgjegjës për dosjen e egjiptianëve ballkanikë në qeverinë egjiptiane. Mohamed Elsaid është një reporter dhe editor Shkencor në gazetën Daily News Egjipt.
Sot në orën 14:00 , Presidenti Hashim Thaçi do të presë delegacionin e Egjiptit në zyrën e tij.
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...
Albion Rrahmani në formacionin e javës në Çeki
Aksident mes tri veturave në rrugën Viti-Kllokot, lëndohen t...
Tetë zyrtarë policorë dekorohen me “Medalje për shpëtim jete...
Kurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përk...