Futbollisti Sergio Aguero, i ka dalur në mbrojtje kapitenit të tij, Lionel Messi, pasi ky i fundit nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë ndaj Islandës.
Aguero e hapi llogarinë për Argjentinën në barazimin 1-1 kundër Islandës në Grupin D, të shtunën në Moskë, para se Alfred Finnbogason ta barazonte rezultatin me golin e parë të Islandën në Kupën e Botës.
Sulmuesi i Man City shënoi golin e parë në botëror, por bashkëlojtari i tij, Messi, nuk i ndihmoi që të grumbullonin tre pikët e para në këtë kampionat.
Messi humbi penalltinë ndaj Islandës.
“Leo është normal, ai është njeri”, tha Aguero për TyC Sports.
“Sot, duhet të jemi me të, ne e dimë se në çdo moment ai mund ta vendosë ndeshjen. Ndeshja e parë gjithmonë është e vështirë. Argjentina dëshiron të fitojë kundër çdokujt”, shtoi ai. /arbresh.info/
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...