Kryeministri japonez, Shinzo Abe i kërkoi sot drejtuesit koreano-verior, Kim Jong Un të kapërcenin së bashku mosbesimin e ndërsjellë dhe konfirmoi se po bëheshin përpjekje në kuadër të zhvillimin të një samiti.
Në një intervistë televizive, Abe theksoi se qeveria e tij kishte kontaktuar me palën koreano-veriore nëpërmjet mjeteve të ndryshme për të realizuar një takim me Kim, raporton Reuters.
Gjatë një samiti historik të martën në Singapor me presidentin amerikan, Donald Trump, Kim ishte treguar i gatshëm, sipas medias japoneze, të takohej me Aben.
“Gjatë samitit, Kim i ka thënë presidentit amerikan, Donald Trump se mund të takohej me kryeministrin japonez, Shinzo Abe”, njoftoi e përditshmja Sankei.
Japonia, e përjashtuar nga balloja diplomatike e muajve të fundit, kërkon të negociojë me Phenianin për çështjen e shtetasve japonezë të rrëmbyer nga agjentët koreano-veriorë në vitet 1970 dhe 1980 për të trajnuar spiunët, çështje që mbetet prioritet.
“Dëshiroj të bëj një hap përpara për zgjidhjen e kësaj çështjeje pasi të kemi kapërcyer mosbesimin e përbashkët”, deklaroi Abe duke nënvizuar se e ndjente si detyrë zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Abe e shprehu publikisht gatishmërinë e tij për t’u takuar me Kim Jong Un.
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën