Refuzimi i kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të nënshkruar marrëveshjen për emrin, i arritur në mes të Shkupit dhe Athinës, nuk do të ketë ndikim në vendimin e Bashkimit Evropian për të nisur negociatat e anëtarësimit me vendin.
Komisionari Evropian për Fqinjësi dhe përgjegjës për zgjerim, Johannes Hahn shprehu besimin se vendet anëtare të BE-së do të japin dritën e gjelbër për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni
“Vendet anëtare kanë ardhur në përfundim se nëse ka zgjidhje për kontestin e emrit, ajo do të jap presion moaral ndaj të gjithëve për të reaguar”, tha politikani austriak.
Ai është i bindur se BE do ta vazhdojë rekomandimin e Komisionit Evropian në fund të qershorit në Bruksel dhe do të konfirmojë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë. Pos kësaj Hahn tha se në Bruksel janë të vetëdijshëm për gabimet e bëra nga Maqedonia.
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...