Franca ka regjistruar fitore pasditen e sotme (e shtunë) kundër skuadrës së Australisë.
“Les Blues” kanë marrë tri pikët e para në Grupin C në takimin e zhvilluar kundër Australisë në stadiumin Kazan Arena falë golit nga Paul Pogba në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Antoine Griezmann dërgoi në epërsi fillimisht skuadrën e Didier Deschamps në minutën e 58′ të ndeshjes duke u treguar i saktë me goditjen nga penaltia, të cilën e siguroi vet pas një ndërhyrje që dhuroi atyre gjuajte nga njëmbëdhjetëmershi pas shfrytëzimit të teknologjisë VAR.
Por, vetëm tre minuta më vonë, Mile Jedinak barazoi shifrat për 1 me 1 duke shënuar gjithashtu nga penaltia e siguruar pasi mbrojtësi Samuel Umtiti preku në formë të çuditshme topin me dorë te zona e rreptësisë.
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba realizoi golin e fitores në minutën e 81′ pasi pranoi një pasim të saktë të cilin e goditi me shpejtësi drejtë portës. Topi goditi transverzalën, u kthye në tokë duke kaluar vijën dhe doli jashtë.
Franca tani kryeson Grupin C para ndeshjes ndërmjet Danimarkës dhe Perus që zhvillohet sonte duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës