Media kineze ka tallur presidenti amerikan Donald Trump për shkak të planeve për të vendosur tarifa 25% në mallrat kineze që vlejnë 50 miliardë dollarë, duke thënë “burrat e mençur ndërtojnë ura, por budallenjtë ndërtojnë mure”.
Trump njoftoi tarifat të premten, duke akuzuar Pekinin për vjedhjen intelektuale të të drejtave të autorit, transmeton portali arbresh.info.
Kina u hakmor duke thënë se do të vendoste një tarifë shtesë prej 25% në 659 mallra të SHBA me vlerë 50 miliardë dollarë.
Tregjet e aksioneve ranë pas njoftimeve mes frikës së një lufte tregtare.
SHBA kishin paralajmëruar më parë se do të imponojë edhe më shumë tarifa nëse Kina hakmerret.
Trump tha se tarifat ishin “thelbësore për të parandaluar transferime të mëtejshme të padrejta të teknologjisë amerikane dhe pronës intelektuale në Kinë, e cila do të mbrojë vendet e punës në Amerikë”.
Linjat e prodhimit kinez që janë goditur variojnë nga gomat e avionëve deri te turbinat dhe pjatalarësit komercialë./Arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...