Rusia e ka nisur në formë të shkëlqyer duke dhuruar spektakël që në takimin e parë të këtij edicioni në Kampionatin Botëror.
Kombëtarja nikoqire ka regjistruar fitore me rezultat të thellë 5 me 0 kundër Arabisë Saudite në takimin e zhvilluar në stadiumin “Luzhniki”, shkruan portali arbresh.info.
Yuri Gazinskiy realizoi me kokë për 1 me 0 në minutën e 12′, ndërsa Denis Cheryeshev dyfishoi shifrat tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë. Artem Dzyuba realizoi për 3 me 0 në minutën e 71′ para se Denis Cheryshev të shënonte golin e dytë personal në këtë takim me një supergoditje.
Goli i fundit i takimit u realizuar nga Aleksander Golovin nga gjuajta e lirë në minutën e 95′ për t’i dhënë Rusisë një fillim të pa imagjinuar.
Takimi i ardhshëm i Rusisë do të jetë kundër Egjiptit në kuadër të Grupit A, ndërsa Arabia Saudite do të përballen me Uruguaian e Luis Suarezit./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat më poshtë:
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...