Është përuruar segmenti Bibaj-Doganaj, i auto udhës R6 “Arbën Xhaferi”.
Në ceremoninë me rastin e përurimit kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha së gëzimi i sotëm sot është përgjysmë, pasi që ende nuk ka përfunduar e tëra dhe është një mrekulli se çka po ndodh, raporton arbresh.info.

“Investimet në infrastrukturë janë të mëdha por në të njëjtën kohë këto investime e ndryshojnë ekonomin dhe zhvillimin e Kosovës. Infrastruktura e mirë e shkurton kohën e plasimit të produkteve nga fermerët dhe kjo ndryshon për të mirë zhvillimin e vendit. Bechtel Enka janë një nder taksapaguesit më të mëdhenj në Kosovë, kjo tregon se shumica e investimeve mbetet në Kosovë dhe jemi në nivel të obligimeve dhe të përmbyllim me sukses të gjitha projektet”, është shprehur ai.

Kurse ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka thënë se Kosovës i duhen rrugë të mira për të ndërtuar marrëdhënie të mira me rajonin.
“Në këtë dhjetor do të përfundojë edhe segmenti i fundit dhe kjo është një e arritur e madhe. Kosovës i duhen rrugë të mira për të ndërtuar marrëdhënie të mira me rajonin. Kompanitë në Kosovë po marrin një eksperiencë të mirë nga ndërtimi i kësaj rruge. Projektet e tilla nuk janë të lira”, tha ambasadori amerikan.//Arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...