Gjiganti amerikan i veshmbathjeve, Nike, ka vendosur të mos e furnizojnë kombëtaren e Iranit për kampionatin botëror ‘Rusia 2018’, për shkak të sanksioneve të SHBA-ve.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur sanksione ndaj shtetit të Iranit, dhe kjo do të thotë se një kompani amerikane si Nike, nuk mund ta furnizojë kombëtaren e Iranit”, thuhet në deklaraten që kompania e ka publikuar përmes ESPN.
Ky vendim ka ardhur si pasojë e një vendimi të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili muajin e kaluar u largua nga marrëveshja nukleare me Iranin dhe fuqitë botërore.
Ai po ashtu ka thënë se do të vë sanksione edhe ekonomike.
Vendimi i Nike-s ka frustruar futbollistët Iranian, dhe tashmë trajneri i kombëtares, Carlos Queiroz, i ka kërkuar FIFA-s, ndihmë.
Queiroz, i cili në të kaluarën kishte udhëhequr Portugalinë dhe Real Madridin ka deklaruar se lojtarët janë të frustruar dhe se nuk është e drejtë kjo çfarë ka ndodhur, pak ditë para ndeshjeve të kombëtares.
Ky vendim i kompanisë amerikane ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale. /arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale