Një burrë ka therur me thikë dy persona gjatë një sulmi me thikë në një xhami në Afrikën e Jugut para se të qëllohej nga policia.
Disa persona gjithashtu janë plagosur në sulmin që ndodhi në qytetin Malmesbury në afërsi të Cape Town, transmeton portali arbresh.info.

“Policia e Malmesbury është thirrur në një xhami lokale dhe gjeti dy vetë të vdekur me plagë thike dhe disa të plagosur”, tha Noliyosos Rwexana nga policia.
Motivi ende nuk është bërë i ditur.
Një muaj më parë një sulm i ngjashëm ndodhi në xhaminë shiite të Verulam, në periferi të qytetit portual të Durbanit./Arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...