Kryetari i OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme i Italisë Enzo Moavero Milanesi dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate Thomas Greminger, përgëzuan marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Ata në deklaratë shpresojnë se marrëveshja është hap drejt përforcimit të stabilitetit rajonal.
“Ju uroj kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për lidershipin e shfaqur dhe përkushtimin e procesit i cili është shumë i rëndësishëm për dy vendet, Evropën juglindore dhe Evropën në përgjithësi”, thotë Moaver, duke shtuar se kjo është e vetmja mundësi për t’u shfrytëzuar, pëcjell Telegrafi Maqedoni.
Greminger, përsëri thekson për rëndësinë e dialogut dhe kompromisit në këtë proces.
“Kjo marrëveshje historike mund të sjell në zgjidhje përfundimtare në interes të qytetarëve dhe gjithë rajonit, thekson Sekretari i Përgjithshëm i OSB-së.
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët