Mesfushori i RB Salzburgut, Valon Berisha pritet të kryej testin mjekësor te Sampdoria nesër pas marrëveshjes prej 7 milionë euro bonus.
Reprezentuesi 27-vjeçar i Kosovës, i cili ka luajtur për Norvegjinë deri në vitin 2016, kishte shijuar një sezon mjaftë impresiv, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka shënuar 13 gola dhe ka krijuar 11 asistime brenda 45 paraqitjeve kompetitive për Red Bull Salzburgun.
Pavarësisht interesimit nga Lazio, ai duket se ka rënë dakord për transferim te Sampdoria si pasoj e një bonusi prej 7 milionë euro bazuar në performancat e tij.
Sipas një raporti nga ‘Sky Sport’, Berisha do të jetë nesër në Itali për të kryer testin mjekësor./arbresh.info/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...