Egjipti, në një anketë globale, u rendit si vendi më i sigurt në Afrikë dhe, madje, më lart se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, transmeton REL.
Qendra Gallup i ka pyetur njerëzit nëse ndjehen të sigurt të ecin natën rrugës dhe nëse kanë qenë viktima të krimit.
Anketa e radhit Egjiptin të 16-tin në mesin e 135 vendeve, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ndodhet në pozitën numër 21 dhe SHBA-ja në 35.
Singapori, ndërkaq, radhitet si më i sigurti, ndërsa Venezuela është në fund të listës.
Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, e udhëheq këtë vend prejse ushtria ka hequr nga detyra presidentin pro-islamik, Mohammed Morsi, në vitin 2013.
Qeveria e tij vazhdon të luftojë militantët e Shtetit Islamik në disa rajone.
Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e munge...
Ministri i Jashtëm gjerman: Irani duhet të heqë dorë nga pro...
Kush ishte Servet Pëllumbi, ‘profesori’ i së majtës shqiptar...
Mungoi në mbledhjen e LDK-së, reagon Avdullah Hoti
Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik
Rrustemi: Abdixhiku e kishte ekzistenciale dështimin e zgjed...