Të paktën 13 vetë vdiqën kur një anije me pasagjerë e mbingarkuar me pushues është përmbysur afër ishullit indonezian të Sulawesi të mërkurën.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, njëzet e katër pasagjerë të mbijetuar u dërguan në spital, por dhjetëra besohen të jenë ende të zhdukur.
Varka e mbushur tradicionale prej druri – e njohur në vend si një jolloro – u largua nga Makassar, kryeqyteti provincial i South Sulawesi, në pasdite për një udhëtim të shkurtër në ishullin e vogël turistik të Barrang Lompo, rreth 15 kilometra në veri-perëndim të qytetit bregdetar.
Anija thuhet se goditi një valë të madhe në mes të motit të keq dhe u përmbysë.
Udhëtarët mendohet të jenë vendasit e Barrang Lompo të cilët punonin në Makassar dhe po shkonin në shtëpi për të kaluar festën e Bajramit me familjet e tyre. /Telegrafi/
Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arresti...
‘‘Sikur në janar’’, të reshura të borës në Jezerc, pamje
Merz thirrje Iranit: Ndaloni së mbajturi peng botën, kthehun...
Ish i dashuri i Kim Kardashian thotë se ka fjetur me mbi 12,...
Në emër të komunës premtonte banesa sociale, policia në Pejë...
Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet ...