Kampioni i Kosovës, Drita, dhe nënkampioni, Prishtina, sot do t’i mësojnë kundërshtarët e tyre në rrugë drejt kualifikimit të mundshëm në dy garat kryesore evropiane për klube, në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligën, përkatësisht.
Drita më 22 qershor do të udhëtojë në Gjibraltar, ku pas katër ditësh debuton në arenën ndërkombëtar duke nisur fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve, transmeton express. Shorti për raundin preliminar të Ligës së Kampionëve do të hidhet sot, me kampionin e Kosovës që do ta mësojë se kë do ta ketë përballë.
Po ashtu sot, edhe Prishtina do ta marrë vesh se më kë do të përballet në fazën kualifikuese për Evropa Ligën.
Në raundin preliminar për Ligën e Kampionëve, i cili debuton për herë të parë këtë sezon, do të luftojnë vetëm katër skuadra, kampionet e vendeve të renditura më së ulëti nga UEFA.
Do të luhen dy gjysmëfinale dhe finalja. Gjysmëfinalet janë në program më 26 qershor, ndërsa finalja më 29 qershor. Të gjitha ndeshjet e raundit preliminar luhen në stadiumin Victoria në Gjibraltar.
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...