Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka vlerësuar se në kuadër të listës së veteranëve të luftës në Kosovë janë futur jashtëligjshëm shumë persona.
Sipas tij, numri i veteranëve nuk është rritur, por listës së veteranëve u janë shtuar njerëz që s’kanë luftuar.
“Është futur një kategori tjetër, jashtëligjshëm, në listën e veteranëve”, është shprehur Shala në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.
Ai ka thënë se në kuadër të veteranëve është futur, siç është shprehur, një pjesë që kanë ndenjur në Shqipëri, dhe një pjesë që janë marrë me fondet për luftën.
“Ka edhe të FARK’ut, ka edhe pjesë të UÇK’së, ka edhe pjesëtarë të Fondit ‘Vendlindja thërret’, ka edhe pjesëtarë të Fondit të 3 përqindëshit”, ka deklaruar Shala.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...