Kosova pritet të jetë anëtare me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.
Kështu e siguroi kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal.
Gjatë një takimi të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, Veseli dhe Krabal folën për anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, si dhe zhvillimet aktuale.
Kuvendi i Kosovës ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë dhe dosja është e plotë, citohet të ketë thënë Krabal në një komunikatë të lëshuar nga Kuvendi.
“Në hapësirën tonë frankofone, objektiv është gjuha dhe kultura, por sfidë është edhe ekonomia, së cilës do t’i qasemi bashkë. Sfidë e dytë është demokracia. E përgëzojmë Kosovën për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të komuniteteve. Kosova ka bërë punë të mrekullueshme në këto 10 vjetët e fundit. Keni bërë punë të mirë në barazinë gjinore dhe duhet ta promovoni këtë edhe në Asamble”, tha Krabal.
Veseli, në anën tjetër, tha se Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është njëra ndër organizatat më të mëdha ndërkombëtare dhe shprehu besimin se Kosova, shumë shpejt, do të jetë anëtare me të drejta të plota.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...