Një shqiptar 48 vjeçar ka plagosur me thikën e kuzhinës bashkëshorten e tij 28-vjeçare në qytetin e Piacencës në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në sy të dy fëmijëve te çiftit, pas një sherri mes tyre, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pas britmave që kanë dëgjuar.
Shqiptarja 28-vjeçare ka marrë plagë të shumta në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spital.
Policia ka arrestuar 48-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa thuhet se ai ka qënë në gjendje të dehur.
Dy fëmijët e mitur janë dërguar tek një i afërm i çiftit për t’u kujdesur. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. (BW)
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis