Korrupsioni në Maqedoni njihet si një problem mjaft i madh, thonë aktivistët e aksionit “Jep ryshfet”, që realizohet si aktivitet kundër korrupsionit në Maqedoni.
Ky aktivitet u mbajt në disa lokacione të Shkupit, ku me humor e satirë u kritikua mosfunksionaliteti i Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit, pastaj u kritikua korrupsioni që ekziston në institucionet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aksioni ka për cak edhe qytetarët që janë të gatshëm të japin ryshfet, thonë organizatorët.
Në mënyrë tallëse dhe humoristike, organizatorët thonë se aksioni parasheh themelimin dhe funksionalizimin e një Agjencie për shpërndarje të barabartë të ryshfetit, dhe se qëllimi themelor është të ta ruaj dhe përsosë kulturën e dhënies së ryshfetit në Maqedoni, përmes lehtësimit të procesit për të gjitha palët e prekura.
Përndryshe, raporti më i ri i Transparency International e radhiti Maqedoninë në vendin e 107-të për korrupsion, që paraqet përkeqësim për 38 vende./Telegrafi/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...