Roman Abramovich nuk pranon të shesë Chelsea-n, madje manjati rus ka refuzuar një ofertë të çmendur në vlerën e 2 miliardë e 278 milionë euro.
Lajmi është publikuar nga mediat britanike, që i shtojnë një tjetër seri verës së nxehtë rreth bluve.Klubin londinez tentoi ta blinte 65-vjeçari Jim Ratcliffe, njeriu më i pasur i Britanisë së Madhe, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë rreth 24 miliardë euro, më tepër se dyfishi i pasurisë që zotëron Abramovich.
Ratcliffe është i njohur si një tifoz i Manchester United, megjithatë në vitet e fundit ai ka qenë i pranishëm në mënyrë sistematike në tribunat e “Stamford Bridge”.Roman Abramovich, që në vitin 2003 e bleu Chelsea-n për afro 160 milionë euro, duket se e ka refuzuar ofertën për një arsye shumë të thjeshtë: manjati nuk ka ndërmend ta shesë klubin, pavarësisht problemeve me qeverinë britanike që i mohoi rinovimin e vizës, duke e detyruar të marrë shtetësinë izraelite për të zgjidhur pjesërisht problemin.
Ratcliffe njihet si i apasionuar me sportin, ndërsa prej shtatë muajsh zotëron klubin e Lozanës në Zvicër, me ëndrrën që një ditë të arrijë ta kualifikojë këtë skuadër në grupet e Champions. Në anën tjetër, situata te Chelsea mbetet e paqartë edhe përsa i takon ekipit. Antonio Conte duket gjithmonë e më larg stolit, por çështja e trajnerit është lënë disi pas dore prej problemeve personale të Abramovich. Kandidatët në garë për Blutë e Londrës janë Laurent Blanc, Luis Enrique dhe Slavisa Jokanovic.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...