Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruairi O’Connell ka shprehur ngushëllime për vdekjen e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.
O’Connell përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, është shprehur i nderuar që ka pasur rastin të ketë shok Fadil Vokrrin. Ai e ka konsideruar si gjigant të sportit dhe realizatorin e ëndrrës kosovare për anëtarësim në FIFA.
Postimi i plotë;
“Pata nderin ta konsiderojë Fadil Vokrri si shok. Fadili ka qenë gjigant i sportit e Kosovës. Mirë që Fadili ka realizuar ëndren e Kosovarëve që Kosova të anëtarsohet në FIFA dhe të marrë pjesë në konkurrencen ndërkombëtar. Ai ka qenë njeri shumë modest, por madhëstor, dhe trashëgim i tij do të ketë efektin e parkahasueshëm për gjeneratat në vijim.
Ngushllime për familjen, por edhe krejt Kosovën.”/arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...