Fadil Vokrri ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm (e shtunë) në moshën 57 vjeçare.
Mesfushori i Lyngby, Herolind Shala i prekur nga vdekja e parakohshme e tij ka njoftuar se dy ditë më parë Vokrri ka qenë në një vizitë në shtëpinë e tij ku ata kishin kaluar disa “qaste të mira”, shkruan portali arbresh.info.
“Dy ditë më parë ishe dhe më vizitove. Kaluam shumë qaste të mira. Më the shumë fjalë të mëdha dhe tani ke ikur befasisht”, ka shkruar reprezentuesi i Kosovës në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Ky largim i yti president nga jeta është humbje e madhe për ne si futbollist të Përfaqësueses, për FFK-në dhe gjithë popullin e Kosovës”
“Prehu në paq legjendë, do të luajmë gjithmonë për ty”
Shala luajti për 88 minuta në takimin miqësor kundër Shqipërisë në fund të muajit të kaluar./arbresh.info/
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur